Mbështetja zyrtare që i ka dhënë BE “Ballkanit të hapur” në Samitin e Tiranës, ka tërbuar portalin e familjes Berisha.

Në një shkrim të këtij portali, sulmohet ashpër komisioneri Oliver Varhelyi, pas deklaratave se BE mbështet “Ballkanin e hapur”.

Sipas portalit të familjes Berisha, ai po mbështet autokratët e Ballkanit.

“Në tryezën e organizuar në Tiranë për nismën Ballkani i Hapur, foli në një lidhje live edhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Akoma pa mbaruar fjalën e tij, mediat pranë qeverisë nxituan që të shpallin se Bashkimi Europian po mbështet nismën e Ballkanit të Hapur.

Vetë Varhelyi deklaroi se mbështet një nismë gjithëpërfshirëse. Por duket qartë se prania virtuale e Varhelyi ishte e nevojshme që Rama dhe Vuçiç ta përdorin për politikën e ditës, më shumë sesa për një mbështetje substanciale për nismën serbomadhe.

Vetë Varheyli është një figurë kontroverse, i cili është akuzuar shpesh nga mediat më të njohura në Bruksel se po përkrah autokratët e Ballkanit. Portali i madh, Politico, në një investigim të gjatë, hedh akuza të rënda ndaj Varhelyi”, shkruan portali i familjes Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re