Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se dëshiron që qeveria e vendit të vazhdojë reformimin e sistemit të saj kombëtar të pensioneve, pavarësisht grevave nga sindikatat që kanë vazhduar për më shumë se shtatë ditë.

Ai tha se reforma e tij në sistemin e pensioneve është “historike për vendin tonë” sepse do të jetë një përgatitje e mirë për sfidat e shekullit XXI.

Ndryshimet, të cilat përfshijnë ngritjen e moshës së pensionit në 64 vjeç dhe heqjen e privilegjeve të veçanta për disa punëtorë, do ta bëjnë sistemin e pensioneve më të drejtë dhe do ta kursejnë atë nga borxhet, beson ai.

Ai shprehu “solidaritet” me bashkëqytetarët, por nuk adresoi në mënyrë specifike ankesat e sindikatës ose problemet e transportit me të cilat janë përballur udhëtarët që nga greva, e cila filloi në 5 dhjetor.

“Eshtë mirë që qeveria po punon për të, le të vazhdojë,” tha Macron.

Macron i kujtoi publikut francez se ai kishte premtuar të rimodelojë sistemin e tij të pensioneve gjatë fushatës 2017.

Sindikatat shpallin greva për Krishtlindjet, pasi shumë punëtorë në Francë kanë frikë se ndryshimet do t’i detyrojnë njerëzit të punojnë më gjatë për më pak para.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re