Portet e Ukrainës “kthehen në punë”.

Kështu deklaroi Marina e Ukrainës në ditën kur hapet qendra për koordinimin e operacioneve në Stamboll për të lejuar kalimin e sigurt të anijeve ukrainase në Detin e Zi pas marrëveshjes mes Kievit, Moskës dhe OKB-së me ndërmjetësimin e Turqisë.

Ndërkohë që zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrei Rudenko deklaron se marrëveshja e ndërmjetësuar nga Turqia për të zhbllokuar eksportet e grurit të Ukrainës në Detin e Zi mund të prishet nëse pengesat për eksportet bujqësore të Rusisë nuk hiqen menjëherë.

Rudenko thotë se dërgesat e grurit nga Ukraina do të fillojnë së shpejti dhe shpreson se marrëveshja do të mbetet e vlefshme.

Ndërkohë, pas 62 vitesh operimi në vend, Tetra Pak largohet nga Rusia dhe ia shet prodhimin një tregtari vendas.

Sipas kompanisë që prodhon sisteme të integruara për përpunimin dhe paketimin e ushqimit, ishin sanksionet ekonomike të vendosura nga BE ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës që e bënë të pamundur tregtinë me Moskën.

Ndërkohë Ukrainë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky emëron Andriy Kostin, një ligjvënës nga partia e tij, si prokurorin e ardhshëm të përgjithshëm të vendit.

Zelensky i bën një kërkesë zyrtare Parlamentit që asambleja të votojë për të konfirmuar emërimin e Kostin që do të zëvendësojë Iryna Venediktova, e cila u hoq nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm në fillim të këtij muaji.

Nga an tjetër luftimet, në fakt, nuk qetësohen. Gjashtë persona u plagosën në një sulm rus me raketa S-300 në Kharkiv mëngjesin e sotëm, tha kryetari i bashkisë së Kharkiv, Ihor Terekhov në një postim në Telegram.
Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re