DURRËS- Është rritur ndjeshëm numri i turistëve të huaj, të cilët vizitojnë vendin tonë gjatë këtij viti. Edhe pse jemi në fillim të sezonit turistik, vihet re një fluks i lartë i vizitorëve dhe këtë e dëshmojnë hyrjet nga të gjitha pikat kufitare.
Gazetari Leonidha Musai raporton se deri tani në portin e Durrësit janë ankoruar 7 anije kroçera dhe ky numër deri në fund të vitit pritet të shkojë në 32. Ai tha se ka anije, të cilat vijnë për herë të dytë në qytetin bregdetare.
“Janë 32 kroçera, të cilat kanë rezervuar bërë marrëveshje me Portin e Durrësit, ku një pjesë është vënën në dispozicion të tyre për t’u ankoruar. Në portin detar e kanë vizituar 7 kroçera, që vijnë nga vende të ndryshme të botës, ndërsa dy prej tyre vijnë për herë të dytë në portin detar”, raportoi gazetari.
Ai shtoi se gjatë këtyre ditëve kanë arritur në Durrës turistë elitarë, nga Australia, Amerike dhe vende të tjera europiane.
“Gjatë këtyre ditëve Ka arritur një Velierë moderne, që kishte pushues nga Amerika, Australia, Suedia, Holanda, pra, janë pushues elitarë”, raportoi gazetari./n.m.
