Skip to content

Porti i Durrësit është porti i Kosovës/ “Çmenden” mediat serbe pas deklaratës së Ramës: Provokimi i radhës

Mediat serbe i kanë kushtuar hapësirë deklaratës së kryeministrit Edi Rama sot në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës, ku tha se ambicia është që të hiqet kufiri mes dy vendeve.

Deklaratën e Ramës për “shndërrimin e portit të Durrësit në një port de fakto edhe të Kosovës”, mediat serbe e kanë quajtur provokim të radhës.

“Blic.rs“,shkruan se Shqipëria dhe Kosova po i heqin praktikisht doganat mes tyre.

Ndërsa gazeta serbe sjell në vëmendje faktin se ministrat serb në qeverinë e Kosovës Goran Rakić and Dalibor Jevtić nuk ishin në mbledhjen e Tiranës.

Ndërkohë, “B92” shkruan se delegacioni nga Kosova u prit në Tiranë me nderime të mëdha.

/faxweb