PD-ja e Rithemelimit ka paralajmëruar kallëzim në SPAK për kryeministrin Edi Rama për projektin e Portit të Durrësit, duke e quajtur një aferë.

 “PD ka përgatitur padinë e dytë për në Gjykatën Kushtetuese me firmat e deputetëve të opozitës për ta sfiduar sërish këtë çështje për shkeljet e rënda kushtetuese që janë bërë dhe kallëzim në SPAK për këtë aferë, ku personat përgjegjës duke filluar nga Rama, duhet të mbajnë përgjegjësi.

Është një aferë në dëm të jashtëzakonshëm të interesit publik. Kemi bërë gati këto dy padi.

Synojmë të shpëtojmë Portin e Durrësit. Ka interes të lartë në nivel kombëtar dhe është detyra jonë ta çojmë deri në fund”, tha Bylykbashi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re