Në janarin e 2023-it hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri tregtar të Durrësit. Vendodhja e re do të jetë në Porto Romano. Ndërtimi i tij do të kushtojë 390 milionë euro dhe do të jete një PPP, Partneritet Publik Privat.

 

 

Qeveria parashikon që me rritjen e kapaciteteve përpunuese të mallrave, të ardhurat të arrijnë deri në 8 miliardë euro në vit. Sot ato janë 30 milionë.

 

 

Ndërtimi i tij në të cilin Kosova dhe Maqedonia e Veriu do të kenë hyrje dhe dalje përmes porteve të thata, i Prishtinës dhe Strugës e bën atë pjesë të inftrastrukturës së Bashkimit Evropian, në atë që njihet si korridorri i tetë.

 

 

1 mijë vende pune pritet të hapen vetëm për ndërtimin e portit në Porto Romano. Pritshmëritë pas ndërtimit janë për shfrytëzimin e tij nga kompani të mëdha ndërkombëtare tregtare, rritje të konkurrencës, ulje të tarifave portuale dhe gjenerim të vendeve të punës.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re