I ftuar në studion e Fax News në emisionin “Me Xhaxhiun” Gani Selenica, Drejtor i Qendrës së Studimeve Strategjike tha se projekti i “Porto Romano” është një mundësi shumë e mirë për vendin tonë dhe ekonominë.

Selenica tha se portet e tjera nuk janë funksionalë dhe se Shqipëria nuk ka asnjë lidhje hekurudhore funksionale me Europën.

Ai nënvizoi faktin se qeveria shqiptare nuk mundet në asnjë mënyrë të korruptojë ketë projekt pasi u përket kompanive të mëdha botërore dhe se asnjë firmë shqiptare nuk mundet ta fitojë këtë tender.

“Megaporti që pritet të ndërtohet në Porto Romano është investim shumë i rëndësishëm. Anijet shkojnë në Roterdam, pika fundore është në Gjermani, nëse do të kalonin në kanalet hekurudhore në Ballkan do ishte rruga më e shkurtër. Porto Romano është investimi më i rë rëndësishëm në 50 vitet e fundit, pas Fierzës.

Tenderat janë më shkallë, i kemi ndjekur vazhdimisht. Nuk mund ta fitojë këtë tender asnjë firmë shqiptare, vetëm dy kompani në botë mund ta bëjnë.

5 kompanitë që e kanë marrë përsipër janë shumë serioze dhe specifika është të projektohet nga e para, dhe është inxhinieri shumë e vecantë.

Qeveria nuk mund të bëjë korrupsion me këto kompani të mëdha. Shqipëri-Mal i Zi është që në kohë të Enverit, Shqipëia nuk ka asnje lidhje hekurudhore funksionale me Evropën.

E para hekurudha duhet të ketë pjerrësi, jemi shumë të mbyllur nga kjo anë. Ekonomia zhvillohet me hekurudha jo me autostrada.Hekurudha me Malin e Zi ka shumë ndërsa ajo me Serbinë është shumë strategjike. Në Kosovë hekurudha thuajse është ndërtuar“- u shpreh Selenica.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re