Filmi pasqyron disa motive nga jeta dhe vepra e poetit Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni). Ne vitet 30 kur jetoi e krijoi poeti, ne Shqiperi mbizoteronte nje padituri e theksuar. Keto plage te shoqerise se kohes marrin bekimin nga altaret e kishave dhe minaret e xhamive. Qeveria reaksionare nuk kujdeset aspak per zhvillimin e ekonomise, te arsimit dhe te kultures kombetare.

 

Realiteti i zymte i kohes, uria dhe varferia e revolton Migjenin ne shpirt. Ai, si nje intelektual perparimtar, bir i thjeshte i popullit, s’mund ta shohe me mosperfillje punetorin medites qe endet pa pune rrugeve te qytetit te lashte, zemerohet se si ulet dinjiteti i malesorit per nje grusht mise dhe i vjen turp e neveri kur veren se malesorja e re qe ka zbritur ne qytet rrezikon nderin per te shitur nje barre me qymyr.

 

Atij i pikon ne zemer per vocerrakun e zbathur e te urritur qe s’ka mjete te ndjeke shkollen e qe vdes pa u rritur mire. Revolten e dredh ne leter me vargje te fuqishme, me rreshta akuzues. Mendimet perparimtare i shpreh haptazi mes shokeve te tij intelektuale perparimtare e revolucionare. Vepra qe con ne shtyp nuk arrin te vihet ne qarkullim. E ndalon censura zogiste. “Dy armiq po me afrojne qefinin e vdekjes, – thekson poeti, – qeveria dhe TBC-ja”.

 

Migjeni punon mesues, fillimisht ne fshatin Vrake e me pas ne shkollen e Pukes. Ne kete zone te tjelle malore poeti shikon nga afer jeten e varfer e pa asnje shprese permiresimi te malesorit. Po ajo varferi, po ajo padrejtesi, po ajo shtypje. Pork u ka shtypje ka edhe revolte. Ajo arrin kulmin e protestes kur Ndue Pali, malesor, godet mbi nenpunesit e qeverise. Kjo proteste spontane me siguri neser do te jete e pergjithshme. Migjeni ndien dhe ka besim se e ardhmja do te jete me e mire.

 

P:Kinostudioja ,”Shqiperia e Re”, Tirane 1981. S: Kico Blushi: R: Gezim Erebara: O: Gavrosh Haxhihyseni: M: Hajg Zaharjan: Pi: Namik Prizreni – PM – : Z: Xhevat Behri: RM: Nazmie Sula: PK: Suzana Varvarica: G: Durim Neziri, Fatos Rudha: AR: Albert Xholi: Leka Hoti: AO: Spartak Papadhimitri, Trifon Risto: D: Robert Gjani: Di: Ferdinand Deda – AM –

 

A: Vangjel Toce (Migjeni): Rabie Hyka (Despina): Alfred Bualoti (Spiro): Paskualina Gruda (motra e Migjenit): Ndrek Luca – AP – (zoti Filip): Eduar Makri (i papune): Agron Dizdari (Avniu): Bruno Shllaku (Ndue Pali): Bep Shiroka (kryeplaku): Brunhilda Borova (malesorja): Salvador Gjeci (Ilia): Ramiz Rama (At Mikeli): Tonin Ujka (prifti): Viktor Bruceti (inspektori): Nefail Piraniqi (xhandari): Esat Kola (nenpunesi): Luixhina Leka (motra e Migjenit), Adrian Devole (Luli): Gent Gazheli (Zeneli).

 

Per xhirimin e filmit ndihmuan kooperativistet e rrethit te Shkodres.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re