Skip to content

Portugali, 1.065 viktima nga vapa ekstreme

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ministria e Shëndetësisë në Portugali ka bërë të ditur se 1.065 persona humbën jetën nga nxehtësia ekstreme në periudhën 7-18 korrik.

Ministrisë së Shëndetësisë e Portugalisë njoftoi se në vend, ku autoritetet mbajnë përgjegjës të nxehtin ekstrem për rritjen e vdekjeve, numri i personave që humbën jetën nga 7 deri më 18 korrik ka shkuar në 1.065.

Thuhet se me rritjen e temperaturave të larta mund të ketë më shumë vdekje në ditët në vijim.

Sipas të dhënave nga Instituti Portugez Detar dhe Atmosferik (IPMA), temperaturat e larta në vend mbeten në një “rrezik të lartë zjarri”.

Ndërkohë që 80 për qind e territorit të vendit, ku temperatura në disa rajone është mbi 40 gradë Celsius, po përjeton thatësirë, qindra vendbanime janë nën kërcënimin e flakëve për shkak të 13 zjarreve që po vazhdojnë aktualisht.

Njoftohet se vala e të nxehtit, që është efektive tashmë 10 ditë në Spanjë, ka shkaktuar të paktën 500 vdekje.
Burimi: AA

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë