Skip to content

Portugalia në krye të Presidencës 6 mujore të BE-së, Zef Mazi: Shqipëria i dha rezultatet, tani presim nga BE që…

Zef Mazi, kryenegociator i Shqipërisë për në BE përmes një postimi në facebook  i ka uruar suksese Portugalisë në krye të Presidencës 6 mujore të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Mazi shkruan se Shqipëria ka dhënë rezultate dhe plotësoi kushtet për Konferencën e parë ndër-qeveritare dhe se tani pret që BE të japë rezultate.

“Gezuar Vitin e Ri! Miresevjen dhe suksese Portugalise ne presidencen e BE.Shqiperia dha rezultate, plotesoi gjithe kushtet per Konferencës e pare Ndërqeveritare, pret dhe BE te jape rezultat. Premtime vetem vejne ne pikepyetje kredibilitetin. Viti 2021 prove per strategjine e zgjerimit. Optimizem,jo zhgenjim tjeter,” shkruan Mazi në postimin e tij.

 

/faxweb