Sot është 7 Marsi, e cila njihet nga të gjithë si Dita e Mësuesit, ku padyshim nxënësit nderojnë dhe vlerësojnë mentorin e tyre. Mirëpo, sa ka ndryshuar kjo festë në ditët e sotme, krahasuar me dikur?

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, organizatorja e gjimnastradës shqiptare, Mimoza Mevlani u shpreh se ndryshimi është drastik, por e vetmja gjë që ka ngelur janë lulet.

Sipas saj, madje, kanë ndryshuar edhe dhuratat. Mevlani u shpreh kundër zarfit me lekë për mësuesin, pasi kushtet nuk janë të njëjtat për të gjithë nxënësit.

7 Marsi ka ndryshuar, sepse ne jemi rritur ose më saktë kemi pasur komplet kushte të tjera. Kushtet tona kanë qenë shumë më të mbyllura dhe të drejtat tona kanë qenë jo kaq të hapura sa i ka brezi tani. Ne kemi qenë shumë të disiplinuar, që do të thotë fjala e mësuesit apo e familjes ishte absolute dhe ne duhet të ishim, ata që ata kërkonin. Pra, për të thënë që figura e prindërit dhe mësuesit për ne ishte absolute. Prandaj, po ta krahasosh ne kemi vetëm një gjë të përbashkët me atëherë, janë lulet, dëshira për të mos e harruar mësuesin. Pasi si të themi, 7 Marsin, shqiptarët e kanë vendosur vetë si festë. OKB ka tjetër festë në këtë drejtim, por shqiptarët e kanë bërë brez pas brezit si traditë, që mësuesit t’i jepej rëndësia, mirënjohja dhe të ishte ajo dita që nxënësit të shprehnin dashuri për mësuesin.

Sot ka ndryshuar edhe dhuratat, edhe për mua kjo është shumë e gabuar dhe jo vetëm. Më duket edhe shumë poshtëruese. Edhe nuk e quaj fare të drejtë, mendoj që edhe prindërit e kanë gabim, i vë një lloj faji, sepse në fund të ditës çfarë tha më parë, është një lloj marrëdhënie që ka të drejtën dhe mundësinë që ti t’i tregosh edhe mësuesit vendin që t’i ke, por edhe nxënësit për atë të drejtë që ai ka, ndaj mësuesit apo ndaj shkollës, apo ndaj çdo gjëje. Pra, është një marrëdhënie që për mendimin tim, nuk duhet abuzuar, por duhet të jetë e respektuar dhe duhet të jetë në vendin e vetë mësuesi dhe në vendin e vetë nxënësi. Nuk më duket aspak e drejtë që në një farë mënyre, mësuesi të marr një zarf, zarfin për mendimin tim mësuesi mund ta marri në një mësimdhënie mbasdite, ka orët e veta, në të cilat ka mundësitë e veta që ta nxjerri atë zarfin dhe të drejtën e vetë të jetë i pakënaqur, por logjika që një nxënës, se ka familje që nuk kanë bukë të hanë, si tani ti pretendon që nxënësi të të sjellë ty një zarf.  Është jashtëzakonisht absolute dhe më duket e padrejtë”, deklaroi ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re