Skip to content

Posterat e PS me foton e Ramës për fushatë/ Migen Qirinxhi për Panorama TV: U shkel marrëveshja për Partitë Politike! Terrorizoi qytetarët me krizën ekonomike për të mbajtur pushtetin




Aktivisti i Qëndresës Qytetare, Migen Qirinxhi në një intervistë për Panorama TV ka folur rreth fushatës zgjedhore për vitin 2023, ku tha se kryeministri Edi Rama ka shantazhuar për vite me radhë qytetarët se në vend kishte krizë ekonomike por befas premton rritje pagash dhe po përdor çdo strategji për të mbajtur pushtetin.

Migeni tha se vendosja e banerave të PS në çdo cep të kryeqytetit, me foton e Ramës dhe dy drejtuesit e opozitës zhvendos vëmendjen nga kandidat të cilët duhet të zgjidhen për qeverisjen lokale dhe se kryeministri bën çdo veprim për propagandë.

Pjesë nga intervista:

“Vendi ynë nuk ka çaluar në shkrimin e ligjeve por ka caduar administratorët që duhet të abatojnë ligjin dhe ta bënin të funksionojë. Ajo që ka ndodhur tashmë dhe ne e dimë, bashkitë janë çerdhe rrogash, dhe janë dëmtuar standardet e qytetarëve. Edhe në qeverisje lokale duhet të kishim një mirëqeverisje. Ka ndodhur një fenomen ku bashkia ngaqë është bërë e madhe, e ka çuar taksën vetëm në pemë dhe është një lloj ftesë të vijë mbazdite dhe të ndihet dy orë europian. Bashkitë janë në mungesë të llogarisë”.

A e bën më të favorshme kjo partinë në pushtet, lidhur me reformën territoriale?

Reforma territoriale nuk ka qenë asnjëherë e konsultuar mes palëve, por të avancuar vetëm partinë në pushtet. Ka një avantazh të madh dhe duhet të dimë nëse janë rritur standardet për qytetarët.

Kryeministri tha se do bënte fushatë më të qetë, dhe ka mbushur vendin me banera. Ca kuptimi ka?

Ne kemi kuptuar që menjëherë pas nisjes së fushatës, janë tre figura që nuk janë kanidatë. Kemi një zhvendosje të problematikave të qytetit dhe kandidatët duhet të garonin me propozimet e tyre dhe po zhvillohet një tension mes politikës së lartë, drejtuesit kryesorë dhe Rama ka vendosur që betejën e tij ta zhvillojë me 2 figura të tjerë. Kryeministri ka premtuar që për mos u marrë me propagandë do dhuronte gjysmën e buxhetit për pemë, por nuk është e sinqertë. Nëse ti dhuron pemë për mos bërë propagandë por e mbjell me regji dhe 20 vetë, dhe ke deklarata këtu nuk kemi të bëjmë më me mungesë të propagandash, por mekanizëm loje. I gjithë ky mekanizëm është në çelësin kryesor të fushatës së PS. Ne jemi në situatën kur partitë kanë marrë një vendim për të ndryshuar kodin zgjedhor, ligji thotë se duhet të ketë banera vetëm aty ku lejohen por në dijeninë ti ka një raportim për ta shqyrtuar këtë dhe është në shkelje të marrëveshjes.

Kur jemi në një fushatë çdo veprim i njërës palë çon dhe në të tjerrës dhe nuk janë subjektet që ne do donim ti kishim, me sjellje transparente dhe me ligj. Më dramatike përveç posterave janë shpërblimet për rritje pagash. Ju e dini sa dramatike ishte kur kryeministri thoshte një vit më parë bëhuni gati për krizë, e gjithë kjo retorikë dhe re të zeza befas 4 muaj nga fushata kemi rritje pagash dhe nuk kemi lëvizje të bordit, kemi asfaltime. Ne jemi mbajtur të shantazhuar për vite më radhë, dhe një dit të bukur vjen partia shpëtimtare dhe nuk ka krizë, jemi përdorur nga një strategji komunikimi dhe ka vetëm një drejtim, mbajtjen e pushteti me çdo kusht dhe kur ne terrorizohemi.

“”