Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, është shprehur se posterat propogandistikë të subjekteve zgjedhore nuk mund të vendosen kudo dhe në çdo hapsirë.

Komentet Kume i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se vendosja e këtyre posterave mund të bëhet vetëm në vendet që vendos bashkia.

Kume u pyet edhe nëse duhet apo jo të jetë i shënuar emri i kryetarit të një subjekti zgjedhor në fletën e votimit dhe u përgjigj që kodi zgjedhor nuk e ka shteruar këtë gjë dhe lë hapsirë për debate.

“Nuk është e lejueshme, gjithë posterat me material propagandistik nuk mund të vendosen kudo. Nëse do i vendosësh pranë zyrës elektorale, jo më larg se 5 metra territor. Në qytet duhet t’i vendosesh në ato vende ku merr vendim bashkia.

Ka shkelje nuk është marrë vendim i bashkisë. Nuk ka një vendim të tillë se ku duhet të vendosen materiale propagandistike. Ligji e përcakton që duhet të shfaqet në faqen zyrtare të bashkisë përkatëse. Ti vendosësh ku të duash, është shkelje e ligjit. Ligji është konsensus, problem nuk është ligji por vullneti për ta zbatuar ligjin.

‘Nuk jemi të zotët të zbatojmë kërkesat e shtetit ligjor’, ajo që rrjedh nga kjo është e kuptueshme. Efektet nuk do të jenë pozitive.

Kjo na bën të ndeshemi me probleme të mëdha në përditshmërinë tonë”, tha Kume.

Pyetje: Përsa i përket nëse duhet apo jo emri i drejtuesve të koalicionit në fletën e votimit, kur është logo dhee emri i koalicionit?

“Duhet të jetë. Të gjithë ata që janë dakord me këtë përgjigje duhet të japin argumenta. Kodi zgjedhor nuk e ka shteruar këtë problem. Herë ka ndodhur kështu e herë ashtu. Kjo ka ardhur si rezultat e asaj qasjeje të partive politike.

Maxhoranca ishte ajo që ndryshoi kushtetutën. Ne kemi një kod zgjedhor që mënyra sesi interpretohet koalicioni, la hapsirë për debate. Çdo subjekt zgjedhor thuhet përfaqësohet me emrin e përtisë dhe të kryetarit të saj. E njëjta gjë është edhe për koalicionin, megjithëse koalicioni është ndryshe. Nuk është emri i kryetarit të koalicionit problemi”, u shpreh Kume.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re