Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka folur për herë të parë për posterin e shumëdiskutuar të kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçit, ku shfaqet me dy gishtat e mesit për të “sulmuar” korrupsionin.

gfyklkjk

Përmes një interviste në News24, Meta tha se në vend të gishtave, Këlliçi duhet të kishte nxjerrë topin e Mato Grudës për të qëlluar (në mënyrë simbolike) korrupsionin.

Meta shtoi se Këlliçi është një kandidat i zgjedhur nga vota e qytetarëve, përmes procesit të “Primareve” dhe sipas tij, do të ketë mbështetjen e plotë të opozitës për garën e Tiranës.

“ Këlliçi është shumë pozitiv dhe i motivuar. Në vend të gishtit duhet të kishte topin e Mato Grudës për të qëlluar korrupsionin e frikshëm në bashkinë e Tiranës. E dimë shumë mirë ku shkojnë lekët e inceneratorëve. Ai e ka për të qëlluar me top korrupsionin absolut. Ne do kalojmë nga korrupsioni absolut në transparencë absolute, kjo është marrëveshja që kam firmosur me Berishën.

Të vjen për të vjellë të dëgjosh këtë të flasë për non-gratat. Akoma ka fytyrë e flet për këto gjëra ky që është shoku i McGonigalit. A të duket një deklaratë e një njeriu normal kjo, si mund të thotë kryeministri i një vendi anëtar të KE-së sikur ky lekët i ka të vetat. Ngaqë mendon këtë gjë firmos fët e fët ky. Ai do e mësoje se karrigeja është e popullit. Marrëzitë e këtij nuk do kenë fund.

Ky e ka problemin se do zbulohet që ka blerë palma nga 5 mijë euro, pisha nga 2500 euro. Nuk ka hallin e qytetarëve, do zbulohet korrupsioni me paratë publike”, u shpreh Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re