Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi e ka bërë veten “lajm dite” me postimin e një posteri e heqjen më pas, ku lajmërohet për “Koncertete e Verës” në sheshin “Nënë Tereza” të qytetit verior, por me një grafikë tejet provokues, gati përçmuese ndaj besimit islam, ku shfaqen dy minaret në rënie, njëra prej tyre e thyer.

Kjo ka shkaktuar një reagim zemërak në rrjete, pothuajse nga i gjithë opinionin, pavarësisht besimit, gjë që e ka detyruar të tërhiqet, por dhe në kërë rast duke gjetur një kartë fetare, me një klerik musliman, myftiun e Tiranës Ylli Gura, i cili flet për të këqijat e komunizmit.

Ende është e paqartë se si ka mundur ajo, një qytetarë shkodrane dhe zyrtare jo pa përvojë, të rrëshqasë në një gafë të tillë, edhe me peshë të rëndë politike. “Lojra” të tilla në Shkodër, kanë pasoja të mëdha.             

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re