Facebook pritet të rrisë përdorimin e historive të Instagram duke lejuar përdoruesit ti publikojnë ato në rrjetin social Facebook.
 
Ky funksionalitet po testohet me një numër të vogël përdoruesish të Instagram tha një zëdhënës i kompanisë.
 
Facebook për herë të parë prezantoi historitë në Instagram në verën e 2016-ës si një sulm i drejtpërdrejtë i Snapchat, një format mbi të cilin është ngritur ky i fundit, shkruan PCWorld.al.
 
Pas suksesit që patën në Instagram, Facebook me shpejtësi i solli edhe në aplikacionin kryesorë Facebook, por edhe Messenger e WhatsApp.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re