Postimet kundër vaksinës “ndëshkojnë” policin, shkarkohet nga detyra

media.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një oficer i policisë greke, i cili kundërshtonte vaksinën anticovid dhe masat kufizuese të vendosura nga qeveria për parandalimin e pandemisë është shkarkuar nga puna këtë të enjte. Punonjësi i shprehte idetë e tij kundër injektimit të dozave anticovid në rrjetet sociale.

 

Oficeri, i cili shërben në stacionin policor në Atikën perëndimore, është tashmë një subjekt i katër hetimeve të veçanta zyrtare të policisë, ka raportuar zëdhënësja për mediat e forcave policore. Pezullimi i tij nga detyra vjen pikërisht për shkak të këtyre katër hetimeve në emër të tij.

 

Postimet e policit në media sociale iu paraqitën një prokurori, pas së cilës u hap hetimi nga divizioni i Punëve të Brendshme.

 

Censurimi i fjalës së lirë është kthyer në një debat të nxehtë jo vetëm në Greqi por edhe në vende të tjera të botës. Gjatë këtyre thuajse dy viteve pandemie, rastet e pezullimit nga puna apo edhe të mbylljes së llogarive personale në internet për shkak të shprehjes së qasjeve personale rreth vaksinave apo edhe masave kufizuese, nuk kanë qenë të pakta duke ngritur kështu shqetësimin e shkeljeve të të drejtave themelore.

 

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë