Një gjykatë në Moskë ka dënuar me gjashtë vite burg një muzikant dhe aktivist mjedisor për postimin e tre mesazheve kundër luftës në rrjete sociale.

 

Alexander Bakhtin, 51 vjeç, nga Mitschi, afër Moskës, u arrestua në mars me akuzën e përhapjes së “informacionit të rremë” për ushtrinë ruse. Kjo akuzë përdoret shpesh për të heshtur zërat e atyre që kundërshtojnë luftën , raportojnë mediat ndërkombëtare.

 

“Alexander u dënua me gjashtë vjet burg dhe u ndalua të drejtonte faqet e internetit për tre vjet”, tha për AFP Andrei Cetinin, një mik i tij që ishte i pranishëm në seancë.

Bakhtin do të monitorohet detyrimisht nga një psikiatër gjatë ndalimit të tij në qeli.

 

Në mars dhe prill 2022, Bakhtin postoi tre mesazhe në faqen e internetit VKontakte, duke dënuar fushatën ushtarake në Ukrainë, duke folur për vdekjet e civilëve dhe duke kritikuar Presidentin Vladimir Putin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re