Për të tretin vit radhazi, SHBA kanë regjistruar më shumë se 600 të shtëna masive në një vit, sipas të dhënave të organizatës jofitimprurëse Gun Violence Archive, dhe numri total i të vrarëve nga armët e zjarrit ka arritur në 39,816.

Sipas organizatës, ka pasur 609 krime këtë vit në të cilat katër ose më shumë persona, pa llogaritur sulmuesin, janë qëlluar – duke e vënë SHBA-në në “rrugën e duhur” për të arritur në 675 të shtëna masive deri në fund të vitit.

11 viktima këtë javë

Gazeta Hill kujton se vitin e kaluar janë regjistruar 690 të shtëna masive në të gjithë SHBA-në, që është një rritje nga 610 në 2020 dhe 417 në 2019.

Në fillim të kësaj jave, pesë persona u vranë në një të shtëna masive gjatë natës në Kolorado Springs dhe gjashtë të tjerë u vranë të mërkurën në një Walmart në Virxhinia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re