Në verë të vitit që lamë pas, çifti i njohur i shoëbizit, Inva Mula dhe Ethem Ramadani u përfolën për divorc. Mirëpo sopranoja i mohoi fjalët dhe lajmet që qarkullonin lart e poshtë, duke konfirmuar se martesa e tyre disavjeçare vazhdon.

Pothuajse një vit pas ndarjes Inva Mula është shfaqur sërish në publik me bashkëshortin. Ajo dhe Ethemi ishin në ceremoninë e përurimit të sallës së koncerteve “Avni Mula” që mban emrin e babait të saj.

Kjo sallë koncertesh është ndërtuar në shkollën “Servete Maçi”, dhe mban emrin e këngëtarit dhe kompozitorit, Avni Mula në shenjë nderi dhe respekti. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar në llogarinë e tij të Facebook-ut videon nga momenti i ceremonisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re