Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, deklaroi se partneriteti publik-privat nisi që në kohën e Berishës.

Malaj theksoi se PD duhet që të demokratizohet dhe liderët e partive të mos jenë peng i askujt.

Vlerësoj se partitë kanë rol të rëndësishëm në vend, duhet të demokratizohen përpara se të mbërrijnë në pushtet. Edhe ata e pranojnë se partia është peng.

Berisha me apo pa dashje, konsiderohet njeriu kyç për zhvillimet në PD. Ka zëra që më mirë të kthehet Berisha, që do ishte vrasje për të rinjtë. Problemi është se çfarë trashëgimie lë Berisha.

Lufta e Berishës është morale. Partneritetet me privatet nisën që në kohën e Berishës. Kjo formë e zhvillimit ekonomik, duke kënaqur klientët politikë, gërryen ekonominë.

Berisha ka dhënë mbështetjen se do qëndrojë në politikë dhe nuk do bashkëqeverisjen. PD duhet të demokratizohet”, tha Malaj për News 24.

Arben Malaj vlerëson se Shqipëria duhet të dalë nga cikli i krizave, ku është futur.

Duhet të dalim nga ky cikël krizash. Basha bëri pastrim radikal të partisë. Unë mendoj se edhe PS si parti ka probleme të theksuara.

Liderët duhet të ndahen nga ata që i mbajnë peng, duhet të arrihet kjo, përndryshe ne mbajmë peng Shqipërinë. SPAK është luftë rastesh konkrete.

Mendoj se partitë në Shqipëri, në tërësinë e tyre kanë probleme të brendshme me demokracinë. Duhet që të arrihet ky lloj demokratizimi i partive, me qëllim që e ardhmja e vendit tonë të jetë më e sigurt dhe e mirë”, u shpreh Malaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re