Për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, ligji i Bashkëqeverisjes sjell mbivendosje me institucionet në vend. Ndërsa mori fjalën në seancë plenare, Kryemadhi kërkoi rikthimin në normalitet të kuvendit, kjo edhe sa i përket mënyrës së votimit, kjo pasi sikundër u shpreh ajo i jep mundësi deputetëve të propozojnë ndryshime në nene të caktuara të ligjeve për miratim.
“Në 2013 kemi miratuar ligjin për nëpunësin civil. Kjo agjenci nuk sjell gjë tjetër vec se një mbivendosje. A është kodi i punës mbi statusin e nëpunësit civil, mbi autonominë vendore? Mos ka ardhur koha për një sindikatë të administratës publike?
A do të ishte e nevojshme krijimi i një sindikate që mos krijohej një agjenci e tillë që përvec kostove në buxhet. Neni 52 cënon autonominë vendore. I bie që institucionet tona të llogaridhënies e kontrollit nuk ekzistojnë.
Një nga pikat më të rëndësishme, kjo agjenci heq të drejtën e ankimit në administrative, kujtdo individi që ankimohet në këtë agjenci.
Koha e përgjigjes është 30 ditë, pra nuk i lëmë më shumë se 5 ditë për ankimim. Ky pr/ligj cënon shumë në jetën dhe demokracinë e institucioneve tona.
Ajo që do të theksoja e rekomandoja, do të ishte mos ka ardhur koha që kjo agjenci të kthehej në agjencinë të të gjithë ligjeve që ne miratojmë. Mungesa e një institucioni të tillë është e domosdoshme.” u shpreh Kryemadhi.