Skip to content

“Pr.rezoluta anti-korrupsion e rëndësishme dhe akt i veçantë”- Idrizi: Jam i bindur që kolegët do të përfshihen seriozisht që Shqipëria të jetë gati për në BE, por…

Kreu i PDIU në fjalën e tij në seancën plenare, vlerësoi projekt-rezolutën anti-korrupsion të propozuar nga PS, duke e cilësuar si të rëndësishëm për nga përmbajtja dhe të veçantë si akt i këtij parlamenti.

Idrizi shtoi se është i bindur që kolegët do të angazhohen seriozisht që Shqipëria të jetë gati për në BE në vitin 2030, për të arritur këtë duhet të kalohen edhe disa pengesa që s’kanë të bëjnë me reformat dhe stadandardet, siç është Greqia.

Idrizi: Sot po diskutojmë një projekt rezolutë të rëndësishme për nga përmbatja, por edhe të vecantë si akt  i këtij parlamenti.

Kur them të rëndësishme  kam parasysh përmbajtjen e saj për thellimin e reformave, mirëqeverisjen dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë e 2023. Kur them akt i veçantë, kam parasysh që ky parlament pak ose aspak ka mbajtur qëndrime me rezoluta për cështje të të tilla të rëndësishme.

Rrallë ose aspak ky parlament është përfshirë në debat për cështje të tilla. Jam i bindur që kolegët do të përfshihen seriozisht në këto diskutime për të arritur që Shqipëria të jetë gati për në BE në vitin 2030.

Dua të tërheq vëmendjen që që të jemi gati për në BE në vitin 2030, përpos të tjerave ne na duhet të kalojmë edhe disa pengesa të tjera që skanë  të bëjnë me standardet dhe reformat.

Dëgjova, ata që para disa ditës Mitsotakis tha “se rruga e integrimit të Shqipërisë kalon nga Athina” dhe se Greqia i ka të qarta vijat e kuqe.

Nuk e di nëse ky është një kërcënim apo arrogancë.

“”