Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi ka marrë fjalën në seancën plenare për të prezantuar pr.rezolutën anti-korrupsion.

Çuçi shprehet se Reforma në Drejtësi është akti më i guximshëm dhe historik që një forcë politike ka bërë për Shqipërinë.

 Çuçi: Reforma në Drejtësi që PS konceptoi, udhëhoqi, mbështeti dhe vazhdon të mbështesë jetësim e saj  është akti më historik më i guximshëm i një force politike në funksion të të bërit Shqipërinë një shtet, real, modern dhe të respektuar botërisht.

Askush më parë, asnji force politike qysh në 1912 nuk i ka hyrë në detin në këmbë për ta pavarësuar drejtësinë nga vetë pushteti politik.

Falë kësaj reforme Shqpëria e sotme nuk do ta kishte asnjë shans të shihte atë që po sheh. Rrëzimin e monumentit më të shëmtuar të trashëgimisë sonë, atë të pandëshkueshmërisë.

Jo vetëm që  i kemi hapur rrugë një krijimit të një gryke zjarri të re, krijimin e një prokurorie dhe gjykate të posaçme vetëm për të adresuar krimin dhe korrupsionin.

Gjithçka kemi bërë, e kemi bërë vetëm për asnjë arsye tjetër, veçse fuqizimin të përpjekjes anti-korrupsion të shtetit shqiptar.

Askush nuk mund ta mohojë sot që drejtësia vepron mbi pushtetin dhe e pavarur nga pushteti politik.

Drejtësia e re dhe SPAK nuk është dhe nuk mund të jetë instrumenti i vetëm në çrrënjosjen e këtij fenomeni. Ata janë jetik, të domosdoshëm, por jo të mjaftueshëm.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re