Skip to content

Prag fushate/ Rakip Suli çon në SPAK Xhelal Mziun për ndërtimin e një thertoreje…

Kryebashkiaku socialist i Kamzës, Rakip Suli, ka paditur në SPAK për shpërdorim detyre paraardhësin e tij në detyrë, Xhelal Mziun, i cili sapo është emëruar drejtues politik i PD-së për Qarkun e Dibrës.

Suli ka ngritur akuza ndaj Mziut, për një leje të pretenduar që ky i fundit e ka dhënë gjatë kohës që ishte në detyre, për ndërtimin e një thertoreje në Laknas.

Në zgjedhjet e fundit lokale (2019), Xhelal Mziu nuk kandidoi për shkak të bojkotit nga PD, dhe Rakip Suli fitoi i vetëm Bashkinë e Kamzës.