Armand Plaka, analist për çështje ndërkombëtare gjatë një lidhje në “Skype” për Fax News ka folur për sulmin ushtarak rus ndaj Ukrainës.

Plaka mendon se Ukraina është “karremi” që po përdor Rusia për të dalë kundër perëndimit duke nxjerrë në skenë sërish probleme të vjetra.

“Këto veprime ishin rrjedhojë logjike i gjithë masave të mara 2 muajt nga Rusia në iniciativën dhe shtyjnë personale të presidentit Putin dhe po përmbushet paralajmërimi i Biden. U zbulua fare qartë që sulmi do të bëhet nga 3 anët ku në ndihmë të Rusisë i ka ardhur edhe Bjellorusia.

A mund të shmangej një sulm i tillë? “Jo vetëm kjo mund të shmangej. Kur u konstatua se nuk kishte vullnet të tillë nga pala ruse, u konsumuan gjithë hapat diplomatikë, por kemi paralajmërime nga departamenti i shtetit për të agravuar situata. Thirrjet e Rusisë nuk janë të ndershme por po masin pulsin e perëndimit.

Shtete të tjera të përfshira? Për momentin gjithçka do të ndalet tek Ukraina. Presidenti i Finlandës tha se Ukraina mund të ishte “karemi” që Rusia të kapet me perëndimin dhe të nxjerrë problemet e vjetra. Putin dhe Rusia ka shtuar agresivitetin dhe tonin që objektivi përfundimtar është futja nën sqetull e Ukrainës që ajo mos i ikë ndikimit rus por të jetë një provincë që mund të ketë privatësi koti, mund të jetë nën guaskë. Të jetë tërësisht e kontrolluar. Ky është një imponim i pashembullt ndaj një populli sovran.

Ky është një sistem alarmi për tu bërë gati për NATO-n madje edhe për Shqipërinë dhe Kosovën. Për ta parë me një sy më kritik këtë situatë. Në rajon në Europë të tilla hapa i ka paralajmëruar NATO dhe SHBA dhe jemi në rrugën e duhur për tu përballur.

Sanksione ndaj Rusisë a do të ketë ndikim që të tërhiqet? “Unë besoj se do të kenë pjesërisht ndikim. Hapi i fundit i Gjermanisë do të bëjë që në aspektin ekonomik do të kemi një rrudhje të Rusisë. Do të kenë efekt mendoj unë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re