Në kulmin e debatit mbi kufijtë në Kosovë, është komuniteti LGBT që është ndërfytur në fjalorin politik pasi po përgatitet e ashtuquajtura “Java e krenarisë”, ku pjesëtarë të këtij komuniteti po bëhen gati për paradën e tyre në rrugë. Kryeministri Haradinaj, edhe pse me tipare rebeli ndaj ndërkombëtarëve për çështje të mprehta me theks kombëtar, para këtij komuniteti është treguar “kokëulur”.

“LGBTI dhe Java e Krenarisë do ta kenë mbështetjen institucionale, për të qenë të lirë dhe sigurt në shfaqjen e përcaktimit të tyre”, theksoi shefi i qeverisë së Prishtinës, ardhur nga një familje tradicionale kosovare, duke shtuar se “orientimi seksual është përcaktim individual në secilën shoqëri dhe si i tillë duhet respektuar”.

Madje për Haradinajn, “është fat i madh që duke qenë shtet i ri ne kemi Kushtetutën, që siguron liri individuale për të gjithë”.

Por ndryshe ka qenë qasja e partisë FJALA, reaguese e ashpër e asj çfarë pritet të ndodhë në Prishtinë me komunitetin LGBT.

“Personat që i përkasin komunitetit LGBT i kanë të garantuara të drejtat e tyre me Kushtetutë. Prandaj e konsiderojmë se ky komunitet tani nuk ka nevojë me dalë në rrugë dhe para kamerave tona që të na dëshmojnë se kush janë. Dalja e tyre në rrugë përmes paradës është provokim dhe ofendim për gjeneratat e reja në veçanti dhe popullin e Kosovës në përgjithësi”, u tha më herët në një deklaratë të FJALA-s.

Madje sipas kësaj partie në opozitë, ky komunitet po shndërrohet në vrasës të Kosovës.

“Populli ynë dhe shteti ynë Kosova, në vitet e pasluftës është duke u përballur me rënie të numrit të popullsisë. Komuniteti LGBT do ta fundosë edhe më shumë popullin dhe shtetin tonë, ngase nuk kanë mundësi të lindin fëmijë. Kështu, komuniteti LGBT do ta vrasë edhe më shumë popullin dhe shtetin tonë”, thuhet në deklaratën e kësaj partie.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re