Një moment i frikshëm u regjistrua në Michigan, në një park zbavitës, kur një kolovajzë gjigande fillon të lëkundet para dhe prapa, gati për të rënë, ndërsa dhjetra njerëz ishin në të, shkruan CBS News.

Incidenti ndodhi të enjten në mbrëmje në një park zbavitës në Festivalin e Qershisë në Traverse City, ku prag-tragjedia u filmua nga disa persona të cilët më pas postuan pamjet në rrjetet sociale.

Kur struktura filloi të lëkundet, u dëgjua një britma nga ata që ishin aty. Kjo bëri që njerëzit përreth të nxitonin për të mbajtur strukturën në kundërpeshë ndërsa lëvizja zbavitëse vazhdonte.

Menaxhmenti i parkut kërkoi falje për incidentin. Ata thanë se askush nuk u lëndua dhe se e gjithë ndërtimi u çmontua menjëherë dhe iu ridërgua prodhuesit për inspektim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re