Detaje të reja janë zbardhur nga vendosja e lëndës eksplozive një ditë më parë në Vlorë.

Mësohet se tritoli ishte i lidhur me telefon dhe e kishin vënë në kolonën kryesore pranë kuzhinës së restorantit. Ndërkohë mësohet sipas burimeve, referuar edhe kamerave të sigurisë se sekuestruar nga policia se është parë një person me motor dhe skafandër në kokë për të mos u identifikuar.

Ndërkohë që janë pyetur edhe punonjësit të cilët ndodheshin në lokal nëse kanë parë apo dëgjuar diçka para momentit të shpërthimit.

Kujtojmë se tritoli u vendos dje në restorantin Odeon2” që ndodhet në Radhimë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Burime bëjnë me dije se ambienti në fjalë ishte marrë me qera pak kohë më parë, nga një person nga Elbasani, ndërkohë që shpërthimi i kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm e ka shkatërruar pothuajse plotësisht biznesin.

Mësohet se pronari i lokalit është shtetasi Gjik Novruzi, ndërsa personi që e kishte marrë me qera Sadrit Shabani.
Nuk dihet ende shkaku i ngjarjes dhe autorët, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e shpërthimit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re