Ushtria amerikane ka sulmuar një makinë që u përkiste grupit islamik ISIS-K në Kabul pasi dyshohet se brenda saj kishte lëndë shpërthyese.

Sipas Reuters, SHBA ka parandaluar një sulm tjetër terrorist që sipas ushtrisë amerikane, makina me lëndën shpërthyese ishte nisur drejt aeroportit të Kabulit.

Më herët gjatë ditës së sotme, është raportuar një tjetër sulm nga ushtria amerikane drejt një baze ku qëndronin luftëtarët e ISIS-K.

Sipas dëshmitarëve, një raketë ka goditur një godinë ku strehoheshin luftëtarët ekstremist, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e autoriteteve amerikane.

Sulmi i SHBA-së vjen në një moment pasi Presidenti Joe Biden bëri thirrje për hakmarrje ndaj dy shpërthimeve që shkaktuan tragjedi në Kabul disa ditë më parë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re