Disa anije u mbytën në Liqenin Travis në shtetin amerikan të Teksasit gjatë një parade të organizuar në mbështetje të Presidentit të SHBA Donald Trump përpara zgjedhjeve të nëntorit.

Shkaku i fundosjes së disa varkave ishte uji i trazuar për shkak të numrit të madh të anijeve që lëviznin shumë afër njëra-tjetrës në liqen jo shumë larg qytetit të Austin,.

Fotografitë nga skena tregojnë anije me flamuj të fushatës së Trump që lundrojnë afër njëri-tjetrit dhe mediat raportojnë se disa njerëz u shpëtuan nga mbytja.

Ngjarja u organizua në Facebook dhe mbërritja u konfirmua nga më shumë se 2,500 njerëz.

https://twitter.com/Terrence_STR/status/1302357327924867079?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1302357327924867079%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.infoshqip.com%2Fprag-tragjedie-ne-kauzen-trump-shihni-cndodhi-me-barkat-e-ithtareve-ne-teksas-video%2F

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re