Mijëra hebrenj radikalë u mblodhën në Portën e Damaskut në Jerusalemin Lindor të pushtuar për të mbajtur një të ashtuquajtur “marshim flamuri” në Qytetin e Vjetër.

Marshimi shënon atë që izraelitët e quajnë ditën e bashkimit të Jeruzalemit, duke iu referuar pushtimit izraelit të qytetit në vitin 1967 dhe një aneksimi të panjohur nga komuniteti ndërkombëtar.

 

Të djathtët e mbledhur brohoritën slogane pro-izraelite dhe brohoritën kundër palestinezëve dhe profetit Muhamed, thanë dëshmitarët okularë. Duke thirrur “vdekje arabëve”, ata parakaluan nëpër Qytetin e Vjetër.

Gjithashtu janë raportuar përleshje mes banorëve palestinezë të Jeruzalemit Lindor dhe të djathtëve hebrenj.

Në Nablus, emigrantët e paligjshëm hebrenj hodhën kokteje molotov në shtëpitë palestineze.

Sulmet në disa shtëpi palestineze janë raportuar gjithashtu në Sheikh Jarrah në Jerusalemin Lindor, njoftoi agjencia e lajmeve Wafa.

Gjysmëhëna e Kuqe tha se ekipet e tyre kishin regjistruar më shumë se 140 lëndime në Bregun Perëndimor të okupuar, mes tyre 18 nga armët e zjarrit.

Klubi i të burgosurve palestinezë njoftoi se forcat izraelite kishin arrestuar 56 palestinezë në Jerusalem dhe pjesë të tjera të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Pushtimi i Al-Aksa

Munir Nuseibah, një profesor në Universitetin Al-Quds në Jerusalem, i tha Al Jazeera-s se i ashtuquajturi “marshimi i flamurit” ishte një reflektim i regjimit të aparteidit izraelit.

 

“Është një regjim që lejon ultra të djathtët të ecin në rrugët e Qytetit të Vjetër, të këndojnë slogane raciste kundër arabëve dhe myslimanëve, Profetit Muhamed, të përdorin dhunë kundër njerëzve, madje edhe atyre që janë në shtëpitë e tyre”, tha ai.

Tensionet filluan të rriteshin qysh në mëngjes, kur emigrantët hebrenj, të shoqëruar nga policia izraelite, hynë në kompleksin Al-Aksa në Al-Quds-in Lindor (Jerusalem).

Autoriteti i Vakëfit të Al-Quds tha se emigrantët hebrenj hynë në kompleksin e shenjtë ilegalisht në Portën Al-Mugharbah.

Parlamentari izraelit i ekstremit të djathtë Itamar BenGwir, një politikan i diskutueshëm i opozitës dhe një numër i përkrahësve të tij ishin mes atyre që hynë ilegalisht në kompleksin Al-Aksa të dielën në mëngjes.

Sipas dëshmitarëve, policia izraelite ndoqi besimtarët palestinezë brenda kompleksit dhe arrestoi disa prej tyre për të lejuar hyrjen e emigrantëve hebrenj.

Izraeli i shpërfill marrëveshjet

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar nga Izraeli dhe Jordania më 26 tetor 1994, menaxhimi i kompleksit Al-Aksa është përgjegjësi e Autoritetit Vakëf Al-Quds, i cili funksionon nën kujdesin e Ministrisë jordaneze të Vakëfit dhe Çështjeve Fetare.

Megjithatë, autoritetet izraelite e kanë injoruar marrëveshjen që nga viti 2003 dhe kanë angazhuar në mënyrë të njëanshme policinë dhe kanë futur grupe hebreje në kompleksin Al-Aksa pa miratimin e Autoritetit të Vakëfit.

Administrata e vakëfit i trajton hyrjet e tilla të grupeve dhe policisë hebreje me inkursione të paligjshme dhe shkelje të marrëveshjeve dhe sovranitetit të institucioneve myslimane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re