Një incident i pazakontë ka ndodhur me një parashutist grek gjatë një stërvitjeje të forcave speciale greke në Qipro.

Gjithçka filloi kur C-130 u ngrit nga aeroporti i Larnakës. Kur arriti rreth 5000 këmbë, lajmëroi çastin e nisjes së hedhjes së parashutistëve.

Por i pari nga 40 prej tyre që ishin bërë gati për t’u lëshuar në tokë mbeti i varur në avion pasi s’iu hap parashuta. Kjo, në një distancë prej 4.5 metrash nga avioni, pasi kaq ishte gjatësia e një rripi statik që lidhej me avionin.

Ai tentoi të zhbllokonte parashutën, ndërsa mbahej nga unaza e sigurisë që lidh rripin me çantën e parashutës, por pa sukses. Përfundimisht, me shpejtësi rrufeje, parashutistët e tjerë në aeroplan e tërhoqën brenda dhe parandaluan më të keqen.

Sipas informacioneve, kreu i tyre, gjenerali Konstantinos Floros do të shpërblejë komandot që morën pjesë në operacion dhe u përballën me situatën emergjente.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re