Kryeministri Edi Rama permes nje postimi ne rrjetin social tregon dhe njehere se perse kerkon nje mandat te trete qeverises.

Rama, teksa publikon fotot e ndryshimeve ne sistemin shendetesor ne keto tete vite, thote se do te pastrohen radhet e bluzave te bardha nga batakçinjte!

Postimi i plote i Ramës:

Po sikur të kishte sulmuar virusi para 7 vjetësh kur spitalet ishin deri edhe në këtë derexhe apo sikur largoqoftë edhe ne të kishim qenë si ata të para 7 vjetëve dhe të na kishte gjetur me ato farë spitalesh, a e imagjinoni dot se çfarë qameti do ishte bërë apo jo?

Ky është Spitali i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan dhe besoj s’ka nevojë për koment, pavarësisht se kush nuk do të shikojë s’ka shans ta shohë ndryshimin (s’ka më qorr se ai që i ka sytë top, po mëndjen tapë!), por do të vazhdojë avazin se sot është më keq se dje! J

o, sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, por unë jam i pari që e di se ky ndryshim fantastik i infrastrukturës nuk mjafton, sepse duhet ta kryejmë deri në fund edhe ndryshimin që kemi nisur këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre, cilësinë morale e jo vetëm profesionale të shërbimit, duke pastruar deri në fund abuzuesit e batakçinjtë nga radhët e atyre bluzave!

Prandaj na duhet Mandati i Tretë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re