Takimi në Paris ndërmjet PSG-së dhe Barcelonës mund të mos shkojë kot, pasi klubet janë pranë marrëveshjes për Neymarin.

Katalanasit kanë afruar 100 milionë euro + Ousmane Dembele dhe Nelson Semedon shkruan Le Parisien.

Një marrëveshje e tillë pritet të pranohet nga drejtuesit e francezëve që duan të zgjidhin situatën me Neymar-in.

Braziliani do të largohet dhe nuk po luan me francezët, prandaj dhe kryeqytetasit duan ta largojnë duke qenë se kontributi i tij është zero.

Katalanasit nga krahu tjetër kanë arritur të bindin Dembelenë të transferohet në Paris duke qenë se ishte ai që nuk pranonte kalimin në klubin parisien. Francezi duket se do të rikthehet në “shtëpi” me shpresën se do të shtrohet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re