Të enjten e javës së ardhshme, Kosova feston 14 vjetorin e Pavarësisë. Punimet për ridizanjimin e monumentit ‘Neëborn’ tashmë kanë nisur dhe për këtë 14 vjetor, motivet do t’i përkasin grave.

Sivjet ngjyrosja e Newborn do të bëhet me fytyrat e grave, duke synuar kësisoj vetëdijësimin e shoqërisë, që gratë duhen trajtuar më dinjitetshëm.

Vitin që lamë pas, në Kosovë (ashtu si dhe në Shqipëri) pati një sërë dhune e krimesh ndaj gruas. Disnik Ismaili, tregoi për klankosova se tematika e këtij viti do të quhet “Gratë me krahë”, për të dhënë idenë e mbështetjes më të madhe për gratë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re