Finalizohet operacioni policor i koduar “Mollas” nga policia e Skraparit.

Vihet në pranga, 36-vjeçari i shpallur në kërkim për kultivimin e 205 bimëve të dyshuara narkotike, në vitin 2020.

Ervist Lamçe, banues ne Corovode, i cili ishte ne kerkim u kap në fshatin Mollas.

Gjykata ne 21 shtator i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit Ervist Lamçe sepse dyshohet të jetë autori i kultivimit të 205 bimëve të dyshuara narkotike cannabis sativa që janë gjetur në muajin shtator 2020, gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në Mollas.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re