Pranga dy inspektorëve të AKU-së, falsifikuan cilësinë e produkteve Maqedonase

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një ditë pas akuzave te forta te kryeminsitrit Edi Rama sipas te cilit AKU është shndërruar ne institucion gjobëvënës, dy inspektorë ne Korçe janë arrestuar.
 
Sipas policisë ata kanë favorizuar një person të kalonte nga Maqedonia drejt Shqipërisë një sasi të konsiderueshme rrushi, duke i përpiluar një raport qe tjetërsonte cilësinë e këtij produkti, nga mall me akcizë në mall pa akcizë, me qëllim që të shmangte detyrimet doganore.
 
Në pranga ranë Feridon Ibi, 55 vjeç dhe dashamir çaushi, 63 vjeç. Ndërkohë policia arrestoi edhe Vangjel Teodorin. Ky i fundit u arrestua në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, duke transportuar me mjetin e tij tip furgon një sasi prej 4600 kg rrush.
 
Policia bën me dije se Teodori ka falsifikuar deklaratat e origjinës dhe ka ndryshuar varietetin e këtij produkti në praktikën doganore.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë