Dy policë grekë janë vënë në pranga nga autoritetet në zonën e Gumenicës.

Gjithçka nisi me një lajmërim të punonjësve vendas të Narkotikëve për një automjet zyrtar, i cili nuk u ndal për kontrollin e nevojshëm.

Pasoi ndjekja me autoritetet dhe pas pak mjeti ndaloi kur drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe goditi tre makina të parkuara duke i shkaktuar dëme. Drejtuesi i mjetit ishte një kryepolicë 41 vjeç, me shërbim në Prokurorinë e Narkotikëve në Gumenicë dhe bashkëpasagjeri i tij ishte një shqiptar i së njëjtës moshë.

Pas kontrollit përkatës, në mjetin zyrtar u gjetën 19 pako me kanabis të papërpunuar, me peshë totale 102 kg e 670 gram. Në momentin e arrestimit, 41-vjeçari ishte në detyrë patrullimi së bashku me një kryepolic 50-vjeçar, i cili gjithashtu shërben në Prokurori, dhe u arrestua gjithashtu. Në momentin e operacionit, 50-vjeçari – i cili ishte normalisht në krye të detyrës – ndodhej në një kafene në zonën Sayada të Thesprotisë, madje kishte lënë pistoletën e shërbimit në makinën me të cilën kolegu i tij merrej me drogë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re