Dy policët e paraburgimit që shoqëronin 29-vjeçarin Mikel Kasa ne seancën e djeshme gjyqësore janë arrestuar nga Policia e Vlorës.

 

Gjolek Hodaj dhe Granit Zani janë vene ne pranga nga policia mëngjesin se enjtes me urdhër të prokurorisë. Dy efektivët e Burgut të Vlorës kishin për detyrë të shoqëronin dhe ruanin të dënuarin me 3 vite e 4 muaj burg për rrëmbim dhe kanosje. Mikel Kasa arriti të arratisej nga salla e gjyqit sapo gjykatësi deklaroi vendimin e dënimit të tij. Qe prej të mërkurës, policia është vene ne ndjekje të 29-vjecarit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re