Finalizohet operacioni policor i koduar “Servisi”, sekuestrohen 1 armë zjarri, 2 radio dhe pajisje të tjera si ato të Policisë dhe një armë e ftohtë.

 

Arrestohet një 52-vjecar në Shkodër pasi gjatë kontrolleve në servisin e tij u gjetën armë zjarri, dy radio policie si dhe mjete të tjera që përdoren nga uniformat blu.

 

Policia e Shkodrës gjatë operacionit “Servisi” prangosi shtetasin Blerim Hotaj, banues në lagjen nr.3 në këtë qytet.

 

Ai mbante në automjetin me të cilin qarkullonte, radio si të Policisë, për të monitoruar lëvizjet e shërbimeve të Policisë, arrestohet në flagrancë 52-vjeçari.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin në pronësi të Blerim Hotajt., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje, municion luftarak, një radio tjetër si e Policisë (gjithsej 2 radio të sekuestruara), shkop metalik dhe tabelë si ato të Policisë dhe një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re