Skip to content

Pranga shkodranit që kërkohej në Itali për trafik droge e organizatë kriminale

Policia Tiranes

Arrestohet përkohësisht një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian.

 

Policia e Tiranës bëri të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar me iniciale K. B.,  banues në Shkodër.

 

32 vjecari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Parmës Itali, ka lëshuar ndaj tij Urdhër Arresti Ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë Kriminale” dhe “Trafikim i Narkotikëve” të parashikuara nga legjislacioni Italian.