Një 34 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi u kap me 105 kilogramë marijuanë.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua si rezultat i një operacioni që policia greke zhvilloi në Kerasoxori, Igumenicë.
Sipas mediave greke, ai po udhëtonte nga kufiri I gjelbër me një mjet të marrë me qera, ndërsa gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan 100 pako me 105 kg 460 gram marijuanë dhe 1 pistoletë TT.
Mediat greke pohojnë gjithashtu se 34 vjeçarit shqiptar iu sekuestruan dhe 2 celularë, 250 euro si dhe një pasaportë shqiptare me vulë hyrse të falsifikuar.
Shqiptarit të arrestuar I ishte ndaluar më parë hyrja në zonën Schengen.