Skip to content

Pranga tatimorëve, zhvatnin bizneset gjatë kontrolleve

1507225341051017 EFEKTET E TVSH 19 19

Dy Inspektorë të Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Tiranës u arrestuan në flagrancë dhe një I tretë u shpall në kërkim pasi akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

 

Prangosja e tyre u bë te marten ne mbremje me urdher të Gjykatës së Durrësit pas një hetimi që ka zgjatur 3 muaj.

 

Gentian Elezi, 29 vjeç dhe Artan Kroj 37 vjeç, të dy banues në Tiranë si dhe inspektori tjetër P.H. 43 vjeç I shpallur në kërkim, në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast.

 

Foto Ilustruese.