Arrestohet në Vlorë, bashkëutori i shumë vjedhjeve në këtë qytet.

 

Forcat “Shqiponja”, morën informacion për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, dhe arriten ta prangosin atë gjatë operacionit të koduar “Storm 2”.

 

18-vjeçari me iniciale S.V, ishte shpallur në kërkim në janar të këtij viti.

 

I riu, në bashkëpunim me një shtetas tjetër (të arrestuar më parë në kuadër të këtij operacioni), dyshohet se është autor i 8 rasteve të vjedhjes në qytetin e Vlorës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re