Policia e Tepelenës sekuestroi këtë të premte 64 kg kanabis sativa, ndërsa arrestoi një 50 vjeçar.
Në prangat e policisë ra Muharrem Mino. Kontrolli në banesën e Minos në fshatin Kurtëz të Memaliajt erdhi pas informacioneve se 50 vjecari posedonte lëndë narkotike.
Pas kontrollit, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan lëndën narkotike të ndarë në disa pako.