Policia e Burrelit arrestoi një 37-vjeçar, i cili dyshohet si autor i sulmeve me tritol në këtë qytet.
 
Në pranga ra Eltion Daçi ndërsa sipas bluve ai dyshohet si autor i vendosjes së një sasie eksplozivi në një mobilieri, si dhe për tritolin e vendosur më 4 nëntor pranë banesës së kryetarit të bashkisë.
 
Sipas bluve Daçi ka qenë person  i kërkuar edhe për kanosje për shkak të detyrës dhe prodhim narkotikësh. I riu o merret në pyetje në polici ndërsa ende nuk dihen motivet se perse 37 vjecari kishte vendosur eksplozivin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re