Dy persona janë vënë në prangat e policisë së shtetit, pasi gjatë orëve të para të mëngjesit kanë bërë veprime të pakontrolluar në zonën e Bllokut duke mos iu bindur policisë dhe duke i ofenduar e kundërshtuar fizikisht.

Të arrestuarit janë K.RR.,  28 vjeç dhe  R.P., 30 vjeç,  banues në Tiranë.

Ata janë arrestuar nga forcat shqiponja pasi rreth orës 02:20 të mëngjesit të sotëm  kanë kundërshtuar me veprime fizike, fyer e kërcënuar  punonjësit e Patrullës së përgjithshme të Komisariatit nr 2  duke i penguar ata për  të mos kontrolluar makinën në të cilin qarkullonin, pasi  kishin bllokuar rrugën dhe po bënin veprime të pakontrolluara ne zonën e ish Bllokut .

Materialet i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në bashkëpunim”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re