Një ngjarje trishtuese u raportua nga autoritetet në Tiranë. Nën efektin e alkoolit, një 40 vjeçar ka ushtruar dhunë e më pas i ka kanosur me thikë prindërit e tij të moshuar. I ati i 40 vjeçarit ka kryer një denoncim, ndërsa autoritetet e kanë vënë në pranga të riun.

“Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje.

Nën efektin e lëndëve narkotike, ushtroi dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe i kanosi ata me mjet prerës (thikë), arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi R. Xh., se djali i tij ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj tij dhe bashkëshortes, si dhe i kishte kanosur ata me mjet prerës (thikë), menjëherë kanë organizuar punën, duke kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, djalin e tij, shtetasin T. Xh., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi T. Xh., pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, nën efektin e lëndëve narkotike, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij dhe i ka kanosur ata me mjet prerës thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”-njoftuan autoritetet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re